Ekonomia amerikane jep shenja te paqarta mbi ritmet e rimekembjes

Ekonomia amerikane dha dha sot shenja te paqarta mbi ritmet e rimekembjes.
Qeveria e Shteteve te Bashkuara njoftoi se kerkesa per nje llogari mallrash konsumi u rrit me 3 per qind ne dhjetor duke lene te kuptohet qe prodhimi industrial eshte nje segment i fuqishem i ekonomise kombetare. Porosite per makina aeroplane komerciale makineri pajisje te komunikimit dhe metale themelore nxiten kete rritje te dyte ne dy muaj me rradhe.
Por Departamenti i Tregtise tha se numri i shitjeve te shtepive te reja ne vend per vitin 2011 ishte me i uleti ne histori nje perfundim ky i bazuar mbi te dhena qe shkojne pas deri ne vitin 1963. Raporti njoftoi se vitin e kaluar ishin shitur 302 mije shtepi te reja shume me pak se gjysma e shifres 700 mije qe sipas ekonomisteve do te tregonte nje ekonomi te shendetshme.