E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i jep shtytje planit per energjine e paster

Presidenti amerikan Barack Obama viziton sot Las Vegasin ne Nevada dhe bazen e Forcave Ajrore ne Kolorado per ti dhene shtyse planit te tij te ri te energjise ne dy shtete  te rendesishme per zgjedhjet presidenciale te ketij viti.

Zoti Obama pritet te bisedoje per reformen ne energji ne te dyja ndalesat duke terhequr vemendje ndaj propozimeve per perdorimin e energjise se paster dhe per te shtuar prodhimin e naftes dhe gazit ne vend. Komentet e tij pasojne kritikat e republikaneve ne fillim te javes per pezullimin e planeve per ndertimin e nje naftesjellesi nga Kanadaja ne Teksas..

Nevada dhe Colorado do te zhvillojne zgjedhjet paraprake republikane brenda dy javeve te ardhshme.

Nderkohe kandidatet republikane per president Newt Gingrich Mitt Romney Rick Santorum dhe Ron Paul po pergatiten per tu perballur ne nje tjeter debat sonte ne Florida. Florida zhvillon zgjedhje te rendesishme paraprake te marten. Gara ne Florida po kthehet ne nje konkurrence mes dy kryesuesve Gingrich dhe Romney. Ne te pritet te dominojne ceshtje te tilla si imigracioni dhe marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Kuben ne shtetin prane vendit komunist.

Dje presidenti Obama vizitoi nje fabrike ne shtetin e Ajovas per te nxitur planin e tij ekonomik qe ai shpalosi gjate fjalimit mbi gjendjen e vendit te marten. Presidenti tha se celesi i ndryshimit eshte qe Kongresi te miratoje kodin e reformuar te taksave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›