E Diel, 1 Nëntor 2026

Informalet, legalizon 200 banesa ne Tirane

Procesi i legalizimeve ka ndalur dje ne Tirane. Rrethinat e Tiranes ku jane shtrire me se shumti ndertimet pa leje, kane mundur te marrin dje lejet e para ne Pallatin e Kongreseve, ne nje ceremoni te posacme per kete qellim. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Ndertimeve Informale shperndau dje 200 leje legalizimi ne Tirane. Duke ftuar te gjithe te bejne shlyerjen e detyrimeve financiare, te cilat kreu i ALUIZNI-it Shaban Memia tha se, te ardhurat nga kalimi i pronesise do te shkoje ne masen 80 % per kompensimin e ish-pronareve dhe 20 % do t'i kalojne organeve te qeverisjes vendore per ndertimin e infrastruktures ne zonat perkatese. Memia tha se "ky nuk eshte nje proces politik, por eshte nje reforme shumedimensionale, e qe kerkon vullnet te mire politik", ndersa shtoi se disa segmente te jetes politike, kane shprehur qendrim jo mbeshtetes". Sipas tij, procesi dhe reforma e ndermarre e kesaj qeverie zgjidh problemet e shqiptareve ne menyre te barabarte dhe brenda dy javeve nga casti i marrjes se lejes se legalizimit, prona behet pjese e regjistrit te pasurive te paluajtshme. Duke u ndalur ne shifra konkrete, Memia u shpreh se per rreth 3.000 objekte, tashme jane shlyer detyrimet financiare, rreth 40.000 objekte jane ne proces, ndersa mbi 12 mije pasuri, shtepi, apartamente, dyqane apo struktura social-ekonomike jane legalizuar. Sipas te dhenave zyrtare te kesaj agjencie, aktualisht ne mbare vendin jane ne proces perpunimi 134 341 dosje objektesh informale, nderkohe qe ka perfunduar pergatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet te legalizohen afro 12 297 objekte informale, te cilat gjenden ne fazen perfundimtare te likuidimit te detyrimeve financiare nga qytetaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›