E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u (s') do shuhet shpejt

Nga Edona Peci

Perfaqesues te Qeverise se Kosoves shprehin bindjen se me realizimin e kerkeses se tyre drejtuar Organizates se Kombeve te Bashkuara per shuarjen e misionit te ketij mekanizmi ne Kosove, duhet t'i perfundoje afati dhe Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Zevendesministrja e Puneve te Jashtme te Kosoves, Vlora Citaku, thekson se Rezoluta 1244, sikurse UNMIK-u, jane te panevojshme ne Kosove, ngase, sic pohon ajo, Kosova po funksionon pertej kesaj rezolute. "Mandati i UNMIK-ut eshte i tejkaluar tashme, Rezoluta 1244 eshte e tejkaluar dhe Kosova dhe institucionet e saj funksionojne pertej kufijve te kesaj rezolute. Gjithsesi, UNMIK-u eshte produkt i Rezolutes 1244, por edhe njeres, edhe tjetres, tashme i ka kaluar afati", thote Citaku. Kerkesa e Prishtines zyrtare per shuarjen e misionit te OKB-se ne Kosove ka ardhur disa muaj pasi gjate procesit te rikonfigurimit te pranise civile nderkombetare ne Kosove, misioni i Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligji, EULEX, kishte nisur veprimin e tij ne Kosove. Ne kuader te procesit te rikonfigurimit, UNMIK-u ka paralajmeruar zvogelimin e stafit te tij, i cili deri ne veren e ketij viti pritet te arrije ne nje numer prej 500 vetash. Shefi i Grupit Nderkombetar te Krizave per Kosoven, Peter Palmer, mendon se me largimin eventual te UNMIK-ut, qe, sipas tij, nuk do te ndodhe shume shpejt, nuk do te shuhet dhe Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Rezoluta 1244 vazhdon te jete e vlefshme, per shkak se anetaret kyce te Keshillit te Sigurimit insistojne qe ajo te mbetet e tille. "Nuk mendoj se UNMIK-u do te largohet ne nje te ardhme te afert. Dhe, realisht, Rezoluta 1244 vazhdon te jete e vlefshme, per shkak se anetaret kyce te Keshillit te Sigurimit insistojne qe ajo te mbetet e tille. Kjo eshte nje gje per te cilen Qeveria ne Prishtine nuk ka kontroll dhe, ne fakt, as vendet qe kane mbeshtetur Kosoven dhe qe e kane njohur pavaresine e saj, nuk mund te ndikojne ne kete gje". "Pra, perderisa anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit vazhdojne te kembengulin ne vazhdimin e vlefshmerise se 1244-shit, kjo rezolute do te kete nje vlefshmeri ne kuptimin teorik, por ajo qe eshte me rendesi, ka te beje me ate se cka po ndodh ne terren", shprehet Palmer, duke theksuar se Rezoluta 1244 nuk do te duhej te kishte ndonje ndikim ne praktike dhe se UNMIK-u, sipas tij, do te duhej te kishte nje rol te kufizuar politik. Dislokimi i EULEX-it ne Kosove ishte mundesuar permes nje deklarate te Keshillit te Sigurimit te OKB-se - dokument ky qe e ka futur misionin e BE-se per polici dhe drejtesi nen ombrellen e Rezolutes 1244. Kjo gje, sipas Palmerit, nuk duhet te ndikoje ne punen e EULEX-it, veprimet e te cilit bazohen dhe ne mandatin e Bashkimit Evropian. "Ceshtja e mandatit te EULEX-it eshte kunderthenese. Eshte e vertete se rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe zbarkimi i EULEX-it u mundesua nga Keshilli i Sigurimit; sidoqofte, EULEX-i ka gjithashtu nje mandat nga Bashkimi Evropian qe daton nga marsi i vitit 2008 dhe qe lidhet dhe me kerkesen e Qeverise se Kosoves. Pra, mendoj se prezenca e EULEX-it ketu nuk do te duhej te vihej ne pyetje", thote ai. Ndryshe nga analistet nderkombetare, analistet politike ne Prishtine mendojne se kerkesa e Qeverise kosovare per shuarjen e UNMIK-ut eshte e qelluar dhe ka ardhur ne kohen e duhur. Analisti Lulzim Peci nuk mund te jape nje vleresim se kur, ne menyre definitive, mund te largohet administrata e OKB-se nga Kosova. Sidoqofte, pritjet e tij jane se UNMIK-u, pergjate muajve te ardhshem, do te shnderrohet ne mision te lehte, mandati i te cilit do te perfundoje me perfundimin e Rezolutes 1244. "Rezoluta mund te behet e pavlefshme ne momentin kur Kosova behet anetare e Kombeve te Bashkuara dhe kur nje numer me i madh shtetesh do ta njohin Kosoven. Atehere, sekretari gjeneral mund te shpalle perfundimin e operacioneve te UNMIK-ut ketu", konsideron analisti Lulzim Peci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›