E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda bën thirrje për atentate të reja

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 14:00

Një muaj pas vdekjes së kreut të Al-Qaedes, Osama Bin Ladenit, rrjeti terrorist i Al-Qaedes ka bërë thirrje për atentate të reja.

Në një video të publikuar në një forum islamist në internet, Adam Gadahn, një zëdhënës i Al-Qaedes i lindur në SHBA, iu bëri thirrje myslimanëve të zhvillojnë atentate kundër objektivave perëndimore dhe hebraike.

Sipas medieve amerikane, Gadahn është një nga strategët mediatik të Al-Qaedes dhe nw mesin e 10 personave më të kërkuar nga FBI.

Në video flet edhe zëvendësi i Bin Ladenit, Ayman Al Zavahiri.

Videoja u zbulua nga ndërmarrja mediatike, "Site Intelligence Group", e specializuar për vëzhgimin e faqeve të internetit me përmbajtje radikale islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›