E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit, fitore e madhe

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 15:00

Kandidati demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, e ka përshëndetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor që të rrëzoi ankesën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë, duke e quajtur atë një fitore të madhe.

Ndonëse Basha e quajti të ligjshme të drejtën për të festuar, ai megjithatë bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit e rregullave derisa rezultati të certifikohet.

Mbrëmë vonë, kolegji zgjedhor e hodhi poshtë ankesën e socialistëve lidhur me vendimarrjen e KQZ-së më datën 23 maj, pasi kjo e fundit e kishte shpallur fitues Lulzim Bashen, me 81 vota më shumë sesa kundërkandidati socialist, Edi Rama. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›