Informatizimi i sistemit jo pengese per pensionet

Gjatë muajit mars 80% e pensionistëve kanë arritur të tërheqin pensionin pranë sporteleve të postës. Pjesa tjetër e pensionistëve për arsye personale nuk kanë shkuar për të marrë pagesën e tyre.
Ritmi i shpërndarjes së pensionve gjatë këtij muaji, sipas Drejtorit të Postës Shqiptare, Arqile Gorea, ka qenë dukshëm më i lartë se dy muajt paraardhës megjithëse gjatë marsit sistemi i pensioneve i është nënshtruar dhe procesit të informatizimit.
Me fillimin e muajit prill të moshuarit do ta tërheqin pensionin sipas një grafiku të ri të cilin e gjejnë të afishuar në sportelet e postës dhe të botuar në shtypin e përditshëm. Nëse dita e marrjes se pensionit i bie e shtunë pagesa do të kryhet një ditë përpara, nëse i bie e dielë apo është festë zyrtare pagesa do të kryehet të nesërmen.

Me zbatimin e sistemit të ri të shpërndarjes së pensioneve pensionistët do të pajisen me mandatin që vërteton shumën e tërhequr nga sportelet e postës kjo me qëllim rritjen e transparencës.