Shqiperi- Mal i Zi me karte identiteti
Nis zbatimi i marrëveshjes së firmosur mes Ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto dhe homologut të tij malazez, Millan Roqen për lëvizjen e qytetareve vetëm me anë të kartave të identitetit.
Prej datës 27 të këtij muaji shtetasit shqiptar dhe malazez u ka mjaftuar të kenë me vetë vetëm kartën e identitet për të kaluar në dy anët e kufirit. Udhëtarët e të dy vendeve në pikën e kalimit kufitar, Muriqan, e cilësojnë një procedurë mjaft të mirë.
Kërkesa për aplikimin e një procedure të lehtësuar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për kalimin e shtetasve ka ardhur natyrshëm pas përmirësimit të kushteve në pikat e kalimit kufitar. Pika e përbashkët e kalimit kufitar e Muriqanit është e para e këtij lloji në gjithë Ballkanin.