E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime te bujshme per korrupsion

Skuadrat e antikrimit financiar në Policinë e Tiranës pritet të dërgojë në gjyktat 4 dosje për sekuestrimin e të ardhurave të vendosura nëpwrmjet pastrimit të parave apo aseteve të vendosura nga veprimtari kriminale.

Lajmi konfirmohet nga shefi i sektorit, Bedri Gjonaj, sipas të cilit dosjet i përkasin hetimeve të përbashkëta me Task-Forcë të Prokuorisë të nisura gjatë 3-mujorit të parë të vitit.

Gjithashtu Gjonaj paralajmëroi arrestime të bujshme për 5 dosje të tjera që po hetohen nga skuadra e antikorrupsionit. 

Hetimet për antikrorrupsionin sipas Gjonajt, kërkojnë kohë dhe teknika speciale në hetim, ndaj konsiderohet delikate dhe si hetime që zgjaten në 4 ose më shumë muaj.

Për shefin Gjonaj, e sukseshme ka qenë puna në këtë 3-mujor edhe për sektorin e antikrimit ekonomiko-financiar. 

Skuadrat e antikrimit financiar janë përfshirë edhe në hetimin e rasteve të dyshuara për vjedhjen e identiteteve apo lëshimin e tyre për të prodhuar pasaporta false biometrike. Dy javë më parë u arrestuan 6 persona të implikuar në këtë aktivitetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›