Konferenca nderkombetare per etiken mjekesore
Krijimi i një komunikimi të mirë mes mjekut dhe pacientit, edhe për përgjigje, që për arsye shkencore apo tekonologjike shpesh janë të pamundura me qëllim ndërtimin e besimit tek bluzat e bardha është bërë pjesë e një diskutimi të gjërë në një konferencë ndërkombëtare për etikën mjeksore të organizuar nga instituti “ALB Shkenca”.
Duke iu referuar sistemit shëndetësor shqiptar Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka theksuar se përmirësimi i cilësisë së shërbimeve mund të arrihet duke mbrojtur së pari të drejtat e pacientit dhe në këtë aspekt, sipas tij, janë të orientuara edhe reformat e ndërmarra.
I pranishëm në këtë konferencë ndërkombëtare me ekspert të nivelit të lartë europian , ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani u shpreh se “pacienti duhet të jëtë mbi gjithçka”.
Gjatë konferencës u debatua rreth temave të ndryshme të etikës mjekësore, ku krahas ekspertëve të huaj, referuan edhe përfaqësues të mjekësisë akademike shqiptare, si Isuf Kalo, Mentor Petrela, Nestor Thereska.