E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informimi, Topi: Nuk ka transparencë. Alibeaj kundërshton

Replika janë shkëmbyer sot mes Presidentit të shtetit dhe një prej ministrave të kabinetit Berisha në një seminar për të drejtën e informimit. “Qytetarët sorollaten në zyra”, tha Topi. Alibeaj “s’ka pengesa” 

TIRANE-Qeveria dhe presidenti perplasen për të drejten e informimit. Presidenti shqiptar Bamir Topi deklaron se qytetaret nuk kane akses per informacion ne zyrat e shtetit duke iu referuar edhe situates kaotike ne zyrat e pronave. Deklaratat e Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë u bene gjatë një seminari të zhvilluar sot për të drejtat e informimit. Kreu i shtetit Bamir Topi në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast është shprehur se qytetarët sorollaten nëpër zyra dhe nuk zgjidhin asgjë për pronat e tyre. “Nuk bëhet transparencë e të dhënave” tha Topi duke shtuar se nëpër zyrat ka zyrtarë të rëndomtë që nuk informojnë qytetarët për pronat. Presidenti foli dhe për të drejtën e informimit, duke sugjeruar që situata duhet të ndryshojë. Topi tha se media ka akses në institucionet publike, kurse qytetari jo. Madje Presidenti deklaron se ne kete aspekt trashegohen akoma simptomat e komunizmit.
I menjëhershmë ka qënë reagimi nga Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Ministri kundërshtoi deklaratën e Topit duke theksuar se “s’ka pengesa për të dhënat institucionale, porse duhen kërkesa ligjore për të dhënat”.
Cështja e pronave është kritikuar pak ditë më parë nga një raport i Transparency International Albania. TIA vlerësoi se një legjislacion i pa plotësuar dhe konfuz, si dhe mungesa e regjistrimit fillestar të pronës janë disa nga elementët që kanë favorizuar korrupsionin me pronat. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›