BalkanWeb zbulon raste të tjera “Pango”
Në një sondazh të publikuar në BalkanWeb, pyetjes “A ke pësuar dhe ti ngacmime seksuale për të fituar një vend pune?” mbi 700 vete, nga 2469 te intervistuar, i janë përgjigjur “Po” kësaj pyetjeje
TIRANE-Rasti “Pango” ishte vetëm një e vertetë. Në një sondazh të publikuar në faqen online të agjencisë së lajmeve BalkanWeb, pyetjes “A ke pësuar dhe ti ngacmime seksuale për të fituar një vend pune?” mbi 700 vete, nga 2469 te intervistuar, i janë përgjigjur “Po” kësaj pyetjeje. Sondazhi vërteton se në administratën shtetërore dhe jo vetëm, fenomeni “ të ofroj shtratin, për një vend pune” është i përhapur dhe real. Papunësia në Shqipëri është në shifra që sa vijnë e rriten, ndërsa punësimi nxjerr ne pah probleme te renda si ky i ngacmimit seksual. Rasti “Pango” sipas mediave zbuloi diskriminimi që i bëhet femrës shqiptare në kuadër të gjetjes së një pune dhe miqësirat që vlojnë në rrethe të ngushta shoqërore. Shumë nga votuesit i janë përgjigjur “Jo” pyetjes së mësipërme, rast që është për tu përshendetur, por gati 32 perqind perqigjen qe jane ngacmuar seksualisht. Dhe kjo eshte nje shifer alarmante.
Sondazhi i publikuar nga BalkanWeb
A ke pësuar dhe ti ngacmime seksuale për të fituar një vend pune?
Po 787 (31.9%)
Jo 1682 (68.1%)
Totali votave: 2469
(d.b/BalkanWeb)