E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogë në autobusin Tiranë-Athinë, kapen dy shoferet

Droga u gjet gjatë kontrollit rutinë të autobusit në tavanin në pjesën e jashtme. Në kasetën e kondicionerëve u gjetën 55 pako në formë cilindrike, me peshë 1 kilogramë secila. Ne pranga kane rene dy shoferët e linjës 

ATHINE-Policia kufitare e Kakavijës ka konstatuar gjatë mesnatës se në një autobus të linjës Tiranë-Athinë, në kasetën që shërbente për kondicionerët ishin fshehur dhjetra pako me mariuane të mbështjella me letra natriban. Droga u gjet gjatë kontrollit rutinë të autobusit në tavanin në pjesën e jashtme. Menjëherë është njoftuar sektori kundër krimit në policinë e Gjirokastrës efektivë të të cilit kanë arrestuar dy shoferët e linjës Ilia Goxhai 38 vjec dhe Fredinand Nano 48 vjec. Autobuzi po udhëtonte nga Tiranë në drejtim të Athinës dhe në të udhëtonin vetëm 4 pasagjerë, gjë që duket se ka sjellë edhe dyshimin e kontrollit kufitar i cili është ndalur më gjatë duke e kontrolluar në mënyrë të imtësishme mjetin në fjalë. Në kasetën e kondicionerëve u gjetën 55 pako në formë cilindrike, me peshë 1 kilogramë secila, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e llojit mariuanë. Ndërkohë mjeti është mbajtur edhe gjatë ditës së sotme për kontrolle të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit u vunë në pranga me akuzën e Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›