E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini, bojkot ndërtimit të shkollave, se s’merr dot 15 % e bakshishit

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, se po pengon qëllimisht zhvillimin e arsimit në kryeqytet, duke bllokuar ndërtimin e shkollave të reja, sepse s’ka kujt t’ia kërkojë 15 % të vlerës për trojet e godinave

TIRANE - Kreu i qeverisë Sali Berisha akuzoi dje bashkinë e Tiranës për politika anti arsimore, duke mos kryer asnjë investim në ndërtimin tërësor të ndonjë shkolle, për të ndikuar kështu në zvogëlimin e problemeve të mësimdhënies në kryeqytet.
Në ditën e Mësuesve, kryeministri deklaroi se qeveria që ai drejton, në katër vjet ndërtoi 361 shkolla të reja dhe konvikte, ndërsa u rikonstruktuan 680 të tjera në të gjitha qytetet dhe komunat e vendit, por kjo mjerisht nuk është e vërtetë për bashkinë e Tiranës. “Në Tiranë sërish fëmijët mësojnë në klasa me nga 40 nxënës, në Tiranë 2/3 e shkollave nuk kanë ngrohje dhe kjo jo se qeveria ime ka diskriminuar Tiranën. Në asnjë mënyrë, ju jap fjalën e nderit për këtë. Përkundrazi, Tirana është kryeqyteti, është kreu i vendit. I kemi dhënë asaj fondet më të mëdha, i kemi dhënë 2.2 miliardë lekë kredi të Bankës Evropiane të Këshillit të Evropës, për të ndërtuar jo një apo dy, por tetë shkolla të reja dhe rikonstruktuar 18 të tjera. Sot pas katër vitesh në këtë qytet janë ndërtuar në periferinë e saj në toka të komunave, dhe s’ka ndonjë të keqe vetëm dy shkolla të reja, janë rikonstruktuar 6 palestra sportive dhe asgjë tjetër”, u shpreh kryeministri Berisha, duke shtuar se kjo ndodh ngaqë Rama metamorfoza e shndërroi në Mr. 15 % se s’ka kush të paguajë 15 % të vlerës për trojet e kopshteve dhe shkollave ndaj dhe ato ndërtohen në mbarë Shqipërinë dhe nuk ndërtohen në Tiranë, faturën e paguajnë fëmijët.
Berisha i kërkoi kryetarit të bashkisë që ti japë fund babëzisë dhe me urgjencë të përcaktojë trojet për shkollave në kryeqytetin e vendit.
“Nuk mundet që në qytetet e tjera të Shqipërisë nxënësit të jenë nga 25-30 në klasa kurse në Tiranë nga 40-45 nxënës, nuk mundet që Ministria e Arsimit të detyrohet të marrë me qira klube dhe lokale për të shkolluar fëmijët e Tiranës vetëm e vetëm se nuk jepen leje ndërtimi. Kjo politikë duhet të marrë fund. T’i shërbejë zotit Rama 7 marsi kjo ditë e shenjtë, kjo ditë e madhe, kjo ditë shprese për të ndryshuar politikën e tij në Tiranë”, u shpreh më tej Kryeministri Sali Berisha.

Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”
Liri Berisha feston me shqiptarët e SHBA 7 dhe 8 Marsin

TIRANE – Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë,  Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në kuadër të një vizite disa ditore në SHBA-ës, merr pjesë në një darkë solemne në New York, ku do të shënohet Dita e Mësuesit, 7 Marsi. Ajo dhe prestaret e delegacionit që shoqërojnë zonjën Berisha në këtë vizitë, janë të ftuar sot në mbrëmje, në festën e komunitetit dibran - Shoqatës Atdhetare Dibrane, si mysafire nderi.
Pas kësaj darke, bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” merr pjesë në një darkë festive që për nder të saj, organizojnë gratë shqiptare të shoqatës “Motrat Qiriazi”.
Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” dhe delegacioni që e shoqëronte atë, me ftesë së zonjës Valbona Neritani, bashkëshortes së Adrian Neritanit, Ambasadorit të Shqipërisë pranë Misionit të Përhershëm në Kombet e Bashkuara do të marrë pjesë në një drekë me ku janë të ftuara edhe bashkëshortet e ambasadorëve.
Zonja Liri Berisha, Presidente e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, shkoi në SHBA me ftesë të Dr. Anna Kohen, presidente e organizatës së grave shqiptare-amerikane “Motrat Qirjazi”, për të marrë pjesë në aktivitetet festive që po organizohen në New York me rastin 7 dhe 8 Marsit
Zonja Berisha në vijim të vizitës së saj sipas axhendës së zyrës së fondacionit “Fëmijët Shqiptare, Presidente e së cilës ajo është do të ketë edhe takime pune të ndryshme. Zonja Berisha do të takohet në New York edhe me Ronald McDonald House, Thomas Romo III, President i Fondacionit Little Baby Face, Jimmy Romeo, dhe zyrtarët e fondacionit Rottary Club, në New York.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›