Infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, prioritetet qeveritare që do të marrin ndihmën më të madhe nga buxheti i 2010-s

Flet Selami Xhepa, këshilltari i Kryeministri Sali Berisha
TIRANE - Ashtu si shume fusha të tjera, edhe ekonomia e Shqipërisë është në pritje te kabinetit të ri qeveritar që do të ndërtohet mbi rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. Ekspertë qeveritarë të ekonomisë pohojnë se projekt-buxheti i ri do të përfshijë edhe kërkesat e partive të reja që do të hyjnë në qeveri.
Selami Xhepa, këshilltar i kryeministrit Sali Berisha hodhi poshtë si të pabazuara kritikat e opozitës ndaj qeverisë për borxhe dhe marrje të tepruara kredish nga jashtë. Ai thotë se borxhet, investimet, të ardhurat, dhe shpenzimet janë të gjitha brenda parashikimeve, dhe se kriza botërore ka prekur vetëm eksportet.
“Projekt-buxheti i ri shtetit do të jetë i hapur për të gjitha kërkesat forcat politike që do të përshihen qeverinë e re”.
Kështu deklaroi dje këshilltari i kryeministrit Berisha për çështjet ekonomike Selami Xhepa. Ai theksoi se megjithatë financat e Shqipërisë drejtohen nga programe afatmesme buxhetore, me cikle trevjeçare për të siguruar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në fushën ekonomike. Në këtë mënyrë pritet të ece edhe projekti i vitit 2010, ndonëse në të do të përfshihen edhe kërkesat e partive të reja, që do të hyjnë në koalicionin qeveritar.
“Zgjidhjet përpara buxhetit 2010-të do t’u referohen programit afatmesëm, për shkak se kemi një situatë kritike (në kontekstin politik) të krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Unë besoj se do të ketë abuzime për të marrë në konsideratë edhe prioritetet që kanë forcat e ndryshme që do të jenë në koalicionet e të ardhshmet. Sidoqoftë nga politika që është deri sot, besoj se sërish do të kemi infrastrukturë, pra përforcimin e këtyre iniciativa të mëdha, në rregullim rrugor të vendit, kudo të angazhohet pjesa më e madhe investimeve publike. Do të kemi arsimin dhe shëndetësinë prioritetet tona, ku do të shkojë pjesa më e madhe e buxhetore, më pas do të ketë edhe prioritetet blegtorale, bujqësia”, shprehet Selami Xhepa, këshilltar i kryeministrit Sali Berisha
Efektet e krizës botërore sipas Xhepas shprehen vetëm në rënien e eksporteve për shkak të uljes së cimeve të mallrave nga vendet eksportuese të saj në tregjet ndërkombëtare. Xhepa thotë se ekonomia shqiptare në gjysmën e parë të këtij viti, i ka përmbushur të gjitha parashikimet si dhe janë të qëndrueshme dhe brenda planit buxhetor, si investimet ashtu edhe të ardhurat e shpenzimet.
“Për sa i përket shpenzimeve mendoj se shpenzimi buxhetor vazhdon të jetë brenda planit buxhetor, normalisht masat janë marrë nga qeveria, shumë që qeveria ka marrë borxhe mbetet sërish brenda programit. Ne kemi realizuar 40 për qind të shumë që kemi marrë borxhe gjatë gjithë vitit buxhetor. Masat që janë marrë nga qeveria shqiptare kanë ngritur procesin e përshpejtimeve në fund të vitit ndërkohë që po kujdeset për të mos pasur kriza” shprehet Xhepa.
Analistë dhe ekspertë të pavarur kanë shprehur kritika dhe rezervat e tyre në sasinë e borxheve dhe kredive që ka marrë qeveria për investime të ndryshme, duke i parë ato si një parashtesë për financat e viteve të ardhme.
Institucionet financiare ndërkombëtare, instituti financiar dhe banka kombëtare kanë kërkuar me këmbëngulje autoriteteve shqiptare që të mbajnë nën kontroll masën e borxheve, inflacionin dosë këtë vit nuk janë shfaqur aq shumë optimist nga qeveria për rritje të dukshme.