E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, hapen dhe portat e Fierzes, pembytet 3 mije ha toke

TIRANE--Rikthehen dhe njëherë përmbytjet në zonën e Shkodrës, që në këtë fillim viti shkaktuan dëme të mëdha materiale tek banorët. Qeveria deklaroi sot se cdo isntance është në gjendje gatishmërie për të përballuar këtë gjendje emergjence që po krijohet dita ditës për shkak të reshjeve të shumta qe kanë tej fryrë lumenjtë dhe liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shkarkime në HEC-et e Vaut të Dejes, Koman dhe Fierzë. Kryeministri dhe ministri i Energjitikes theksuan se po punohet për planet mbi evakuimin e banorëve.

Ora 20:30- Ruli: Situata e rënduar, gati evakuimet
Mbasditen e sotme ështe mbledhur komiteti ndërministror në Shkodër. Ministri Genc Ruli ka deklaruar se situate edhe pse nuk është alarmante mbetet e rënduar, pasi pritet që të shtohen sipërfaqet e përmytura. Sipas Rulit, situate e rënduar nga reshjet, paraqitet në të gjithë Shqipërinë.

“Situata paraqitet e rënduar nuk do ta quaj, ende alarmante. Sigurisht situatë të rënduar për shkak të rreshjeve të shumta kemi në të gjithë Shqipërinë. Janë përmbytur rreth 3600 hektarë, është e vështirë hyrja kryesisht në Obot, pjesërisht në Dajc me shkarikimet e pashmangshme nga Drini, nga Vau i Dejës por dhe me prurjet që ka Kiri dhe Gjandri” – deklaron Ruli për situatën aktuale të përmbytjeve.

Duke nënvizuar se fryrja e lumenjve dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës mund të përkeqësojnë situatën e përmbytjeve, Rulia është shprehur se do të merren të gjitha masat për evakuimin e njerzve.
“Ndoshta përmbytjet mund ta shtojë nivelin e ujit gjatë 24 orëve të ardhme. Masat janë marrë edhe për evakuimin e njerzve, gadishmëria është e madhe” – u shpreh ministri i Bujqësisë.

Ora: 16:30- Fierzë, hapet tuneli i shkarkimit
Situata në Shkodër vazhdon të jetë kritike, ndërsa gjendja po shkon drejt përkeqësimit për shkak se rreth orës 16:10 është hapur tuneli i shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës. Tuneli shkakron 500 metër kub ujë në sekondë, ndërsa mësohet se deri tani rreth 3 mijë hektarë tokë janë zhytur nën ujë. Për fat të mirë ende nuk janë konstatuar shtëpi të përmbytura.

Rreshjet e shiut vazhdojnë të bien intensivisht ndërsa niveli i ujit në Fierzë u rrit me 1.2 metër në krahasim me ditën e djeshme.
Sipas korrespondentëve të News24 në Shkodër, mësohet se hapja e tunelit të Fierzës ka ndikuar negativisht në fshatin Obot, Dajc dhe në lagjet periferike të qytetit.
Ndërkaq njerzit kanë filluar të evakuohen duke u strehuar tek të afërmit e tyre edhe pse sërish në dispozicion të tyre është vënë konvikti i Shkodrës.

Basha: Situata e precipituar dhe e rrezikshme
“Situatë e precipituar dhe e rrezikshme”- ka vlerësuar minstri i Brendshëm situatën në veriperëndim të Shqipërisë pas rritjes se nivelit të ujrave të lumenjeve nga reshjet e ditëve të fundit.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, mbërriti në Shkodër, orët e para të mëngjesit të sotëm, për të inspektuar situatën e krijuar në këtë qark. Problematikë mbetet komuna e Dajcit ku në fshatin Darragjat e cila rrezikon të përkeqësohet nëse dëmtohet argjinatura dhe e tërë komuna mund të përjetojë përmbytjen e fillim janarit.
“Evidentimi i menjëhershëm i zonave që rrezikohen nga rritja e vazhdueshme e prurjeve, dhe evakuimi i banorëve në këto zona. Marrja e masave për strehimin e banorëve. Riparimi dhe mbajtja në gjendje funksionale e argjinaturës në ato pjesë ku rrezikohet. “- deklaroi Basha
Ministria ka urdhëruar ngritjen e tre kampingjeve, në Pemtar, dhe në Sukth të Dajcit si dhe në Bërdicë për strehimin e personave si dhe të bagëtive të lokaliteteve më të rrezikuara sic është Darragjati.

Po kështu është urdhëruar vënia në funksionim e planit të masave me transportin ujor për ardhjen në ndihmë të banorëve të fshatit Obot në komunën Ana e Malit si dhe nisja e procedurave të evakuimit të banorëve dhe gjësë së gjallë në të gjithë pjesën e rrezikuar nga ky nivel dhe niveli i pritshëm i Bunës dhe i Drinit.

Ministri Basha informoi se në Daragjat është dislokuar një togë e forcave të armatosura e cila po ndihmon në riparimin e argjinaturës e cila është vulnerabël.

Berisha: Kemi situatë emergjente, te kapercejme situaten me deme minimale
Pas minuta pas deklaratës së Ministrit të Energjitikës në një mbledhje te radhes se qeverise ka qënë kryeministri Sali Berisha që pohoi se një tjetër situatë emergjente po përsëritet në Shkodër si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Drin. “Prurjet e Drinit në të dy degët e tij, kanë arritur mbrëmë në 3 000 metër kub në sekond, ndërsa kanë qenë të jashtëzakonshme edhe prurjet e lumenjve të alpeve, ku vërehet një rritje e ndjeshme e Kirit dhe Gjadrit”.

Kryeministri informoi se "prurjet e mbrëmshme të cilat ishin më të mëdhatë e këtij viti (3000 m3/sek) janë përgjysmuar sot duke kapur nivelet e 1500 m3/sek".
Për tu përballur me këtë situatë të re, Kryeministri Berisha kërkoi ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës, që sipas tij "duhet të nisë veprimtarinë ditën e sotme". Berisha beri thirrje per marrjen e masave te menjehershme duke mos mohuar se do të shkaktohen dëme, porse keto të jenë sa më të vogla.
“Ushtria, Shefi i Shtabit dhe komandantë të tjerë është në zonë dhe po shqyrtojnë situatën. E rëndësishme është që të marrim të gjitha masat, mbi bazën e asaj praktike të suksesshme që u krijua në operacionin e parë dhe ta kapërcejmë këtë situatë emergjence me dëmet më minimale të mundshme", tha Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri kërkoi që "të bëhen të gjitha planet e evakuimit dhe ndihmës dhe të merren të gjitha masat për të mbrojtur çdo jetë njerëzore dhe çdo gjë të gjallë".

Kreu i qeverisë bëri thirrje që cdo instancë të mirëorganizohet për cdo të papritur, duke kujtuar “black out-in” e mbrëmshëm që sipas Berishës u shkaktua nga një rrufe. "Një rrufe në Vaun e Dejës bllokoi mbrëmë rreth orës 21:15 transmetimin dhe zhyti vendin në black out, por u punua dhe u rivendos me shpejtësi transmetimi", tha ai.

Ministri Prifti: Po rritet Fierza, banoret te pergatiten

Ministri i Energjitikës Dritan Prifti u bëri sot thirrje banorëve të Shkodrës të përgatiten pasi gjendja në hidrocentralet mbi lumin Drin po përkeqësohet.
Në një konference të sotme për shtyp, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti tha se niveli i prujreve në HEC-et e kaskadës së Drinit është rritur ndjeshëm pas rreshjeve të dendura të ditpve të fundit. “"Nuk mendoj se ka asnjë lloj rreziku për kaskadën tonë dhe vend për asnjë lloj paniku, përveç faktit se zona e Shkodrës dhe Nënshkodrës duhet të jetë e përgatitur nëse atje do të ketë përmbytje", deklaroi Prifti duke nenkuptuar qe se shpejti duhet te nise evakuimi.
Sipas Ministrit portat e shkarkimit të liqenit të Fierzës nuk janë hapur ende, por të dhënat e fundit nuk janë aspak premtuese.
"Situata është përkeqësuar pë shkak të rreshjeve të mëdha, niveli i Fierzës ka arritur në 293.14 m, prurjet janë 1650 m3/sek, por pavarësisht se gjatë natës prurjet ishin alarmante deri në 3000 m3/sek në këtë HEC nuk ka shkarkime" ,deklaroi ministri Prifti.

Sipas tij, "sekretariati teknik nuk ka vendosur për të patur shkarkime në Fierzë edhe pse për shkak të rregullores niveli tashmë i lejuar i Fierzës është 296 m dhe në momentin kur prurjet në Fierzë kalojnë 1100 m3/sek, rregullorja lejon që niveli i Fierzës mund të jetë i tolerueshëm deri në 296 m,".
Ministri Prifit tha se, rregullorja na lejon të mos marim ende një vendim për hapjen e portave të shkarkimit në HEC-in e Fierzës, ndërsa po vijojnë shkarkimet në dy HEC-et e tjera të kaskadës së Drinit në atë të Vaut të Dejës dhe Komanit.

Prifti tha se aktualisht të tre HEC-et po punojnë me kapacitet të plotë.

METE bëri të ditur sot se Niveli i Liqenit të Fierzës është rritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë gati pa pushim ditët e fundit.

Nga informacionet mësohet se niveli i ujit të Fierzës sot shënon 293.08 m nga 292.5 m që shënonte dje. Të njëjtat burime bënë të ditur se prurjet në Fierzë vazhdojnë 1650 metër kub në sekondë. Fierza ka kapacitet vetëm për 296 metra.

Por dhe moti nuk premton shumë për zonën e Shkodrës. Përvec portave të hapura prej tejmushjes së liqeneve në HEC-et e Vaut të Dejës dhe Komanit, të pandalshme kanë qënë dhe reshjet e shiut. Reshjet vazhdojne sot me intenstitet te larte.
Permbytjet ne Janar
Nderkohe qe ne zonat rreth HEC-eve rrezikojne permbytje, në kujtesë është ende përmbytja në fillim të këtij viti në zonën e Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë.
Në ditët e para të janarit, qarku i Shkodrës, u përfshi nga përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.
Bilanci ishte mbi 11 mijë ha tokë të përmbytura, 5000 shtëpi të përmbytura, si dhe 2500 familje të evakuara.
Burime nga KESH thanë se shkarkimet e kesaj radhe kanë filluar që në 18 shkurt në dy prej tre hidrocentraleve të Drinit me rreth 850 metra kub ujë në sekondë.

(d.b/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›