E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti 4 ballë në Tiranë


Sërish tërmet në Tiranë. Ndonëse epiqendra ka qenë 11 kilometra në verilindje të kryeqytetit, lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në Tiranë. Tërmeti ka qenë me magnitutë 3.8 të shkallës Richter dhe 4.5 ballë. Sizmiologu Rrapo Ormeni në një prononcim për "Ora News" tha se për Institutin e Sizmiologjisë ky tërmet konsiderohet i vogël. Ai theksoi se zona në verilindje të Tiranës aktivizohet shpesh herë, por tërmetet janë të cekët. Ormeni pohoi se nuk duhet të ketë panik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›