Sherbimi i Proves ne tete muaj perfituan 950 te denuar

Drejtori Spahiu Sherbimi yne bashkepunim me pushtetin vendor dhe OJQ-te per mbarevajtjen e mbikeqyrjeve te ketyre personave
Nje vit e gjysme me pare nisi te behej realitet aplikimi i denimeve alternative ne burgjet shqiptare duke perfituar deri ne kete moment rreth 1 600 te denuar ne shkalle republike. Qellimi ishte lehtesimi i mbipopullimit ne burgje por edhe riintegrimi i te denuarve qe plotesonin kriteret e vendosura per perfitim nga ky sherbim. Efektet e para ishin pozitive pavaresisht se niveli i informimit te avokateve dhe personave qe perfitonin ishte me i pakte nga ai qe kane sot. Stafi i Sherbimit te Proves nisi fillimisht punen ne kryeqytet ku ishte edhe numri me i madh i burgjeve dhe me pas u shtri hap pas hapi edhe ne disa qarqe te tjera. Puna nisi me nje moto e cila u perqafua nga te gjithe drejtuesit dhe specialistet qe plotesuan Sherbimin e Proves Sa me shume te denuar ne komunitet por ne te njejten kohe edhe moscenim i sigurise se ketij komuniteti. Besnikeria ndaj ketij parimi kerkonte shume bashkepunim ndaj dhe kreu i drejtorise se ketij sherbimi Arben Sefgjini bazuar ne rregulloren per Sherbimin e Proves dhe udhezimeve te ministrit te Drejtesise nisi urat e bashkepunimit me pushtetin vendor qe do ta bente me te lehte mbarevajtjen e mbikeqyrjes si dhe me OJQ dhe organizata te tjera jofitimprurese te realizuara permes Memorandumeve te Bashkepunimit. Te gjitha keto levizje dhane frytet e tyre dhe ne afro nje vit e gjysme nga fillimi i punes se ketij sherbimi sipas drejtorit te zyres vendore te qarkut Tirane Avdyl Spahiu ne shkalle republike numerohen 1600 persona qe kane perfituar nga Sherbimi i Proves nder te cilet vetem ne keta tete muaj jane 520 vetem per zyren qe ai drejton. Madje drejtori Spahiu ve theksin ne faktin qe fluksi i kerkesave per te perfituar nga Sherbimi i Proves vazhdon te jete ne rritje ndersa punen e tyre e lehteson mjaft bashkepunimi me disa faktore te rendesishem si pushteti vendor dhe OJQ-te. Pushteti vendor eshte hallka kryesore ne te gjitha qarqet me te cilat bashkepunon Sherbimi i Proves pasi ndihmon shume ne mbarevajtjen e mbikeqyrjes per te denuarit qe u eshte pezulluar denimi me burg dhe jane ne prove ne komunitetin ku jetojne. E vendosim ne radhe te pare bashkepunimin me pushtetin vendor pasi eshte pikerisht kjo hallke qe ka besimin e komunitetit qe e ka zgjedhur por dhe qe ka njohje dhe ndikim te madh te komuniteti dhe personat qe ne mbikeqyrim dhe qe jane pjese e komunitetit - shprehet per standard drejtori Spahiu. Pas disa telefonatave qe merr per efekt te punes drejtuesi i zyres vendore te qarkut Tirane na shpjegon se nje ndihme te madhe marrin edhe nga inspektoret e policise ne zona. Inspektoret e policise bejne te mundur kontaktin ne kohe te shpejte brenda afatit te percaktuar me vendim gjykate dhe une sapo mora dy adresa nga inspektoret per te denuar qe kane perfituar liri me kusht. Ndihma e tyre eshte e rendesishme pasi kane informacion per vendin e banimit te ketyre personave - vijon z.Spahiu lidhur me punen e perditshme dhe aktoret bashkepunues ne mbarevajtjen e punes se tyre ne mbikeqyrjen e personave qe kane perfituar nga denimet alternative. Drejtori Spahiu nuk le pa permendur edhe ndihmen e dhene nga OJF-te ne riintegrimin e personave qe perfitojne nga Sherbimi i Proves kryesisht te miturit apo dhe personat qe kane varesi nga droga. Keto OJF na kane ndihmuar ne disa raste me te miturit por edhe personat qe kane pasur varesi nga droga. Realisht jemi ne fillimet tona per keto bashkepunime por shpresojme shume qe kjo ndihme te vazhdoje edhe ne te ardhmen - perfundon kreu i zyres vendore te Sherbimit te Proves ne kryeqytet.