E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Iniciativa, largon Beogradin nga BE"

Ish-ambasadori i Austrise ne OKB, Volfgang Petric, ka deklaruar dje se nisma serbe per vleresimin e ligjshmerise se shpalljes se pavaresise se Kosoves, do te shtyje per nje afat me te gjate, procesin e integrimit te rajonit te Ballkanit ne BE. Sipas Petric, Serbia me kete nisme ka humbur politikisht, duke rrezikuar anetaresimin e saj ne BE. Ai tha se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, kurdo qe te merret, nuk do te jete i kenaqshem as per Serbine, as per Kosoven. Ish-ambasadori austriak ne OKB ka thene se ceshtja e Kosoves eshte bere pjese e tensioneve ndermjet perendimit dhe lindjes dhe ajo, se bashku me Ukrainen dhe Gjeorgjine, do te vazhdoje te jete pjese e ketyre pershkallezimeve. Ai ka shprehur, zhgenjimin e tij me Uashingtonin qe nuk e ka ndihmuar me shume Prishtinen ne procesin e njohjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›