E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion "Alberta", gjykata le ne burg 5 te pandehurit

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka vleresuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per pese te pandehurit e akuzuar per "trafik armesh". Perpara gjykates te pandehurit Musatafa Gashi, Edmond Kajo, Marjus Buda, Florenc Mezini dhe Nertil Fejzullau nuk kane pranuar te japin shpjegime. Nga ana tjeter avokatet mbrojtes i kane kerkuar gjykates qe organi i akuzes te zbulonte se pronesine e vertete te armeve si dhe nga kishin hyre ato ne vendin tone. Nga ana tjeter prokurori ka deklaruar se ndaj te pandehurve ka prova bindese duke perfshire ketu edhe biseda telefonike. Per kete ai i ka kekrura gjykates lenien ne fuqi te mases se sigurise. Gjykata, pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg", mase kjo e dhene ne mungese ndaj te pandehurve disa dite me pare. Operacion "Alberta", keshtu u kodua operacioni i cili vuri ne pranga te pandehurit tre dite me pare ne Fushe Kruje. Gjate arrestimit te tyre efektivat e policise kane mundur te sekuestrojne 12 pistoleta te tipit "Mini Blou" dhe "Zastava" si dhe 120 cope fisheke. Hetimet ne lidhje me kete rrjet trafiku kane nisur disa muaj me pare nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Armet dyshohet te ishin te destinuara kryesisht per elementet e krimit ne Tirane, por nuk perjashtohet dhe trafiku i tyre, ne drejtim te Greqise apo Italise. Burime nga Prokuroria kane bere me dije se ne kete linje trafiku ka pasur te perfshire edhe persona te tjere, per te cilet kane nisur hetimet perkatese. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur ne ngarkim te pese te pandehurve akuzen e "trafikut te armeve dhe municioneve luftarake" te kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›