E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpenzimet buxhetore me njesi te re kontrolli

Shpenzimet publike do te kalojne ne nje sistem kontrolli me te rrepte me krijimin e Njesise Qendrore te Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit si dhe Sistemin e Zbatimit te Decentralizuar ne Shqiperi. Krijimi i ketyre dy njesive per menaxhimin dhe kontrollin e financave publike, do te thote me shume pergjegjesi nga perdoruesit e fondeve publike ne qeverisjen qendrore dhe vendore. "Objektivi kryesor i reformave qe po ndermerren ne kete fushe eshte perdorimi me transparence, eficience, efektivitet dhe ekonomi i parave te taksapaguesve nga ana e institucioneve publike te ngarkuara me kryerjen e sherbimeve publike" tha Ministri i Financave Ridvan Bode. Gjithashtu aktivitetet e programuara ne kete proces pritet te kontribuojne ndjeshem ne perafrimin e kuadrit ligjor me ate te BE-se dhe ndertimin e kapaciteteve institucionale per Kontrollin e Brendshem Financiar Publik. Me asistencen e Bashkimit Evropian, gjate periudhes 2005 - 2008 jane ndermarre nje sere aktivitetesh per forcimin e Kontrollit te Brendshem Financiar Publik. Nje dite me pare misioni i FMN shprehu shqetesim ne lidhje me eficiensen e shpenzimeve publike. Fondi Monetar Nderkombetar ne perfundim te misionit me Qeverine shqiptare kerkon me shume garanci per administrimin e shpenzimeve buxhetore. "Marreveshja jone perfundon ne janar. Por per te ardhmen eshte mjaft e rendesishme qe te kete ndonje rregull fiskal, ne menyre te ngjashme me objektivin e inflacionit qe ka Banka e Shqiperise. Ky rregull duhet te miratohet nga Qeveria dhe te funksionoje kur misioni i fondit te mos jete me ketu", u shpreh Gerwin Bell, shef i misionit te FMN-se ne Tirane. Por nderkohe qeveria e ka ngritur nje njesi te vecante per kontrollin e shpenzimeve publike si nje detyrim per anetaresimin ne BE.

B.Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›