"Nisma serbe kunder paqes rajonale"
Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, deklaroi dje ne nje interviste per BBC-se se nisma e Serbise eshte kunder interesave dhe paqes ne rajon dhe gjithashtu kunder interesave dhe marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ministri i Jashtem i Kosoves dhe presidenti, Fatmir Sejdiu, kane filluar, ne dy ditet e para te punimeve te Asamblese se Pergjithshme, nje fushate kunder nismes serbe ne OKB ne Nju Jork dhe kane takuar nje numer te perfaqesuesve te vendeve anetare ne organizaten boterore. Sipas shefit te diplomacise kosovare, ne rast te miratimit te nismes serbe, ne nje afat te shkurter do te kete nje ndikim negativ ne procesin e njohjes, por ne nje afat te gjate ajo nuk prodhon asnje efekt juridik per Kosoven. Mbi kete ceshtje kreret kosovare jane takuar me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Ban Ki-Mun. "Ne te gjitha keto takime shqetesim kryesor eshte njohja e metejme e shtetit te Kosoves dhe njekohesisht edhe nisma serbe per ta derguar ceshtjen e Kosoves, aktin e shpalljes se pavaresise se saj, ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise", shpjegoi Hyseni. Sipas tij, pa perjashtim ne te gjitha takimet, madje e kane perfshire edhe nje takim krejt te rastesishem me ministrin e Jashtem te Spanjes, Moratinos, kane shfrytezuar qe te bejme thirrje dhe kerkese qe shteti i ri i Kosoves te njihet sa me shpejt. Por nderkohe, presidenti serb, Boris Tadic, u ka bere thirrje vendeve anetare qe te votojne per rezoluten serbe, duke u thirrur ne te drejten nderkombetare. Duket se nje vendim i tille eshte cilesuar me nje ndikim ne qendrueshmerine e rajonit nga shefi i diplomacise kosovare dhe kjo gjendje ka vetem nje zgjidhje, e cila eshte pavaresia. "Kjo sepse duke e bere kete njohje i ndihmohet paqes, qendrueshmerise ne rajon dhe i ndihmohet krijimit te parakushteve elementare per paqe afatgjate ne rajon, per nje stabilitet dhe bashkepunim mes vendeve te rajonit ne te gjitha fushat, e perfundimisht nje bashkepunim qe do te sillte perparimin ekonomik per te gjitha vendet e rajonit", theksoi Hyseni. Sipas zyrtarit te larte kosovar, cdo nisme e Serbise shkon, esencialisht, kunder interesave te vendeve ne rajon, por ne afat te gjate edhe kunder interesave dhe raporteve Kosove-Serbi. Votimi ne Asamblene e Pergjithshme nuk eshte i detyruar gjate punimeve. Hyseni u shpreh se akti i votimit per nismen serbe mund te mos ndodhe gjate Asamblese se Pergjithshme dhe ai mund te shtyhet per me vone. Ndersa presidenti i Serbise ka deklaruar se Kosova nuk eshte nje rast i vecante dhe ka vleresuar se cdo votim kunder rezolutes serbe do te rrenonte sistemin e tanishem te OKB-se. Nderkohe shumica e pjesetare te OKB-se jane shprehur se nuk ka asnje gje te keqe nese Gjykata Nderkombetare e Drejtesise jep ndonje mendim keshillues, jo te detyrueshem, per pavaresine e Kosoves dhe aktin e njohjes se saj nga vende te ndryshme.