E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marketingu, Ogilvy 60 vjet ne treg

Agjencia Nderkombetare e Marketingut Ogilvy, e cila ka filialin e saj edhe ne Shqiperi feston 60 vjetorin. 23 shtatori shenoi 60 vjetorin e Ogilvy & Mather Worldwide, e krijuar ne New York nga David Ogilvy, e cila perfaqeson sot nje nga agjencite e marketingut me te medha ne bote me prezence globale me mbi 500 zyra ne 130 shtete; me shume se 15,000 punonjes qe perdorin me shume se 65 gjuhe; me nje liste te gjate prej mbi 2500 klientesh. Me rastin e ketij pervjetori, Ogilvy Albania, e cila eshte pjese e rrjetit Ogilvy & Mather International Network qe prej vitit 2005-, paraqiti nje prezantim te agjencise, ne nje koktej me investitore te huaj, organizuar nga Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi (FIAA). "Jemi krenare qe jemi pjese e ketij rrjeti global", pohoi zj. Edlira Mali, Administratore e Ogilvy Albania, gjate prezantimit. Ogilvy & Mather Eorldeide eshte e vetmja agjenci marketingu qe eshte e pranishme ne cdo vend te Ballkanit, me zyra ne Tirane, Kosove, Zagreb, Beograd, Shkup, Bosnje Hercegovine dhe zyra qendrore rajonale ne Lubjane. Ogilvy Albania ofron sherbime per kurimin e markes: marredhenie publike, zhvillimi i markes, dizanj, kreativitet, reklame e publicitet, planifikim dhe blerje hapesire mediatike, monitorim, kerkim tregu, trajnime, lobing dhe konsulence biznesi. Ne pak vjet aktivitet, Ogilvy Albania ka punuar me disa nga kompanite me te medha vendase dhe nderkombetare ne Shqiperi si: AMC, kompania numer nje e telefonise ne Shqiperi; Banka Kombetare Tregtare; Albtelecom; Floryhen; Bashkia e Tiranes; Qendra Kombetare e Regjistrimit; IEKA; Tetra Pak; Millennium Challenge; British American Tobacco; IFC; Kraft Foods; Procter&Gamble; Porsche Albania; Avon; Bang & Olufsen, British Aireays, Lufthansa, Fructal, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›