E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerti Bogdani: Lulzim Basha ka një projekt realist për studentët, me Edi Ramën ata s’kanë të ardhme

06-04-2011 / Gazeta 55

Kushdo që ka qenë student e di mirë se sa e vështirë është të vazhdosh jetën akademike dhe të përballosh shpenzimet e përditshme në Tiranë. Arsimi është e ardhmja jonë dhe dje Lulzim Basha ishte në mes të studentëve ku prezantoi një projekt realist për të krijuar sa më shumë lehtësira për ta.
Edi Rama dhe satelitët e tij, që një herë dalin kundër kartave të identitetit dhe një herë kundër kartës së studentit, duhet ta dinë se studentët kanë sfida të rëndësishme përpara, dhe duhet t’u vijë turp që çështjen e studentëve e bëjnë pjesë të politikës së tyre të shpifjeve dhe përbaltjes ndaj kundërshtarit.
Në vend që të punojë për të përmirësuar kushtet e studentëve, Edi Rama vazhdon politikën e tij që nuk sjell asnjë shkollë të re, asnjë bibliotekë të re, asnjë rrugë të re, asnjë vend të ri pune, dhe asnjë zgjidhje të problemeve që ka Tirana.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›