E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta Do me pelqente Topi i Arte

Mesfushori i Barcelones Andres Iniesta pranon se do i pelqente te fitonte Topin e Arte por nuk eshte fiksuar pas cmimit prestigjoz.

Kush jam une per te thene qe meritoj Topin e Arte Do genjeja po te thoja qe nuk me behet vone se kush e merr cmimin por nuk jam i fiksuar. Thjesht te jesh ne listen prej 23 kandidatesh per fitimin e tij eshte nje gje e mire u shpreh Iniesta ne nje interviste per lsquoLEquipe.

Lojtari i Barcelones mohoi qe fakti se ka shenuar golin e fitores per Spanjen ne finalen e Boterorit eshte argument i mjaftueshem per fitimin e cmimit te futbollistit me te mire Nuk besoj se Topi i Arte fitohet me nje gol. Goli im ishte rezultat i shume faktoreve. Mendoj se Xavi Messi Snejder dhe Casillas jane kandidate po aq te forte per fitoren finale.

Edhe pse eshte nje nga favoritet per Topin e Arte Iniesta deklaron se sezoni 2009-2010 ishte me i keqi i karrieres se tij Nuk munda te nisja sezonin per shkak te nje demtimi qe pesova qe ne finalen e Romes ne Ligen e Kampioneve. Me pas pesova nje demtim tjeter qe nuk me lejoi te luaja ne Boterorin e Klubeve. Ne prill nje tjeter qe me la 10 dite jashte fushave dhe me pas nje demtim te rende qe me la pa luajtur per gjashte jave.

Gjithashtu Iniesta shtoi se pati disa probleme personale te veshtira dhe se psikologjikisht nuk ndihej mire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›