E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal kritikon Ribery

Trajneri i Bayern Munchen Louis van Gaal kritikoi ashper Franck Ribery duke thene qe francezi duhet te punonte me shume pas rikthimit nga demtimi qe e mbajti jashte fushave per shtate jave.

Ribery luajti 75 minuta ne ndeshjen miqesore qe Bayern zhvilloi te merkuren ndaj Unterhaching por trajneri Van Gaal nuk ka mbetur i kenaqur nga niveli qe tregoi mesfushori francez.

Nuk u mundua fare dhe po luante i pamotivuar. Me te vertete gjynah u shpreh Van Gaal ne konferencen per shtyp sot para ndeshjes qe Bayern do te luaje ndaj Leverkusen.

Ribery dha nje pasim per gol ne miqesoren qe ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-1 por trajneri hollandez tha Asnje nga futbollistet nuk dha maksimumin ne fushe por Ribery dha me pak nga te gjithe. Nuk shkaktoi asnje problem per kundershtaret. Keto ndeshje miqesore une nuk i organizoj per vete.

Bayern Munchen ndodhet i gjashti ne klasifikimin e Bundesliges me 19 pike ne 12 ndeshje pas nje fillimi te veshtire per shkak te mungesave te rendesishme si Robben Klose Olic dhe vete Ribery.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›