E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta Doja qe Ibra te luante


Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, mendon se do të ishte më mirë nëse sulmuesi kryesor i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të ishte në fushën e lojës në ndeshjen Barcelona-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

“Është mëkat që nuk luan një lojtar si Ibrahimovic sepse është kënaqësi të luash kundër futbollistëve të mëdhenj. Gjithsesi nuk mendoj se bie interesi për një ndeshje Barcelona-Milan nga mungesa e një futbollisti. Kur flitet për një lojtar si Ibra, mungesa e tij është e rëndësishme, por Milani është shumë i madh për të qenë i varur nga një futbollist i vetëm”, u shpreh Iniesta në konferencën për shtyp.

Përsa i përket gjendjes së katalanasve, mesfushori spanjoll theksoi: “Ekipi është shumë mirë. Nisim Champions-in në shtëpi përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe kjo është një ndeshje e veçantë. Do të mundohemi të fillojmë këtë kompeticion me këmbën e mbarë. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e sotme në Camp Nou.”

 

Van Bommel: Barcelona është favorite

Mark van Bommel, mesfushori hollandez i Milanit, ka theksuar se Barcelona është favorite në ndeshjen e sotme, në Camp Nou.

“Në pesë vitet e fundit kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë dhe janë eliminuar në gjysmëfinale nga Interi. Do të mundohemi të luajmë sa më mirë të jetë e mundur sepse edhe Milan është një ekip i fortë”, u shpreh Van Bommel në konferencën për shtyp.

Mesfushori hollandez shprehu vlerësimin e tij për argjentinasin Lionel Messi: “Që kur luaja unë me Barcelonën ai ishte një lojtar i madh. Tani është një lojtar i shkëlqyer dhe kam mendimin se mund të përmirësohet ende.”

Van Bommel theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë problem me Iniestën, mesfushorin spanjoll me të cilin pati disa zënka në finalen e botërorit 2010.

“Nëse nesër do të luajmë të dy si titullarë do t’i jap dorën pa problem. Ajo ishte një finale botërori dhe të dy po mbronim interesat e kombëtareve tona. Nuk kam asgjë kundër tij. Iniestën e njoh që nga koha kur luaja me Barcelonën”, deklaroi mesfushori Van Bommel.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Superliga, Tirana e nis me humbje
Tirana e filloi me humbje këtë sezon pasi u mund 0-1 në “Qemal Stafa” nga Teuta. Barcelona, Messi: Mos t’i lëshojmë pe Murinjos
“Të përpiqemi të mos i lëshojmë pe Murinjos. Edhe pse nuk është gjithnjë e lehtë, sepse nganjëherë thotë gjëra që të irritojnë”. Kështu është shprehur futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi. Ibrahimovic nuk do luajë kundër Barças
Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në sfidën e Champions kundër Barcelonës. Maradona: Mourinho është më i miri
Diego Armando Maradona ka lavdëruar sërish trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho. Trajneri aktual i ekipit Al Wasl theksoi se tekniku portugez është më i miri në botë. Alexis, 2 muaj larg fushave
Alexis Sanchez, sulmuesi i ri i Barcelonës i ardhur nga Udinese, do të qëndrojë 2 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›