Plani i qeverise per doganat ne veri

Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e rifunksionalizimit të këtyre pikave.
Plani parashikohet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.
Qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.
Ministri i Kemi informata se tani do të protestojnë sportistët, zjarrfikësit e artistët, por kjo nuk do të na zmbrapsë. Ne do të vazhdojmë që të kthejmë rendin dhe ligjin në veri
Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paralajmëroi se në ditët në vijim veriu do të përfshihet nga protestat e grupeve të ndryshme të qytetarëve serbë. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë të hënën, zoti Rexhepi tha se plani operacional për këtë është në fazë finale.
“Kemi informata se tani do të protestojnë sportistët, zjarrfikësit e artistët, por kjo nuk do të na zmbrapsë. Ne do të vazhdojmë që të kthejmë rendin dhe ligjin në veri”, deklaroi Rexhepi.
Për shkak se kjo është hera e parë që zoti Rexhepi raportoi për aksionin në veri para komisionit për siguri, ai shpalosi disa detaje rreth kësaj ngjarjeje.
Sa iu përket hapave të ardhshëm, në një raport konfidencial, i cili iu dorëzua Komisionit për Siguri, thuhet se Policia e Kosovës është e fokusuar në arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe shkatërrimit të pikës kufitare në Jarinje.
Këtu theksohet se policia ka identifikuar rreth 20 organizata dhe grupe ekstreme kriminale të cilat tensionojnë situatën në veri.
Doganat
Serbia kundërshton planin e 16 shtatorit
16 shtator, shteti sërish në veri
Dell: Pro vendosjes së ligjit në veri
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës ka arritur të sigurojë një tjetër njohje të pavarësisë së Kosovës. Egjipti do njohë së shpejti Kosovën
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë. Jahjaga: FSK, pjesë e misioneve të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Drews. 'Vetëvendosja': Qeveria të largohet
Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahemti, të hënën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. 11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
Me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderë të institucioneve të Kosovës kanë adresuar mesazhe në mbështetje të popullit amerikan.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit