Stonestreet Reforma zgjedhore gjitheperfshirese

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet deklaron se reforma zgjedhore në Shqipëri duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe duhet të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme politike, ndërsa theksoi se përvec hapave legjislative që duhen marrë, nevojitet edhe vullnet i partive politike.
Pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Stonestreet theksoi se në raportin përfundimtar për zgjedhjet, palët duhet të fokusohen te rekomandimet dhe duhet t'i shohin ato bashkë me sugjerimet e dhëna për zgjedhjet e vitit 2009.
"Eshtë e rëndësishme që raporti të lexohet si një i tërë dhe ju vetë të kuptoni se cilat jane fushat që duhen parë më shumë", tha Stonestreet.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë Reformat"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së Topalli: Opozita të flasë me vepra“Statusi? Përgjegjëse qeveria” shqiptare Haxhinasto theksoi se Kodi i ardhshëm Zgjedhor, duhet të ketë mbështetjen e të gjitha forcave politike.
"Ky eshte nje angazhim i qarte i maxhorancës i qeverise shqiptare dhe se shpejti do te kete një kalendar per te realizuar kete reforme duke vazhduar bashkepunimin e frytshem me OSBE-ODIHR", tha Haxhinasto.
Arvizu: Plotësoni rekomandimet e OSBE-ODIHR
Disa ditë më parë ambasadori amerikan Alexander Arvizu, u ka bërë thirrje palëve politike që pavarësisht ndasive të thella të bashkëpunojnë.
Diplomati amerikan ka prekur një sërë cështjesh, ndër të tjera atë të raportit dhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Raporti – “Nuk duhet të pretendohet se nuk ka pasur probleme serioze që kanë dalë nga raporti i OSBE/ODIHR. Ajo që është e rëndësishme është që palët kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për disa prej këtyre cështjeve”.
Bashkëpunimi – “Është dicka që ia kam përmendur më parë kryeministrit dhe kjo është që, meqenëse mazhoranca ka më shumë karrike në Parlament, duke parë në mënyrë paradoksale se si ka ndodhur në nivel kombëtar, është e rëndësishme për shumicën që të mund të bëjnë sa më shumë kompromise që të jetë e mundur. Kjo nënkupton që edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Por duke parë situatën aktuale mendoj se është mazhoranca ajo që duhet të japë më shumë për kompromisin”.
Rekomandimet dhe reformat – “Për shembull rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ka një ndarje të madhe mes PD dhe PS. Në të dyja krahët kryeministri dhe lideri i opozitës thanë se do ta mirëprisnin përfshirjen e të tjerëve, si Komisionin e Venecias. Shqipëria është një vend sovran dhe shqiptarët duhet të vendosin vetë se si ta drejtojnë vendin e tyre, por nëse ka organizata që janë të gatshme të ofrojnë ekspertizë, kjo është e rëndësishme. Është e rëndësishme që reformat të nisen dhe të përmbushen, në mënyrë që njerëzit të shohin progres”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Vizita intensive njëditore e ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini dhe homologut të tij grek, Stavros Lambrinidis, u zhillua ekzaktësisht 1 muaj nga data e daljes së progres-raportit dhe nxorri në pah ritmin e vonuar me të cilin Shqipëria po ecën drejt integrimit europian dhe nevojën e një pakti kombëtar për këtë cështje. Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan.
Lajmet kryesore
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
27-vjeçarja e hedh nga dritarja e maternitetit
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit