E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga FSK pjese e misioneve te NATO-s


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Drews.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga deklaroi se është me rëndësi pjesëmarrja e FSK-së në misionet paqeruajtëse rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarësimi i saj në strukturat euro-atlantike, vecanërisht në partneritetin për paqe.

Presidentja me këtë rast uroi gjeneralin Drews për detyrën e re dhe theksoi rolin shumë të rëndësishëm të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, si dhe në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

“KFOR-i është institucioni ndërkombëtar më i besueshëm që gëzon respektin më të madh mes qytetarëve të Kosovës. Së bashku me Policinë e Kosovës, ai luan një rol të madh në ruajtjen e stabilitetit në vend”, deklaroi Jahjaga.

Ndërkaq, komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews e falenderoi presidenten për mbështetjen dhe theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Plani i qeverisë për doganat në veri
Pas aksionit policor të Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31, tani është në përfundim edhe përgatitja e planit për fillimin e rifunksionalizimit të këtyre pikave.
Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës ka arritur të sigurojë një tjetër njohje të pavarësisë së Kosovës. 16 shtator, shteti sërish në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi paralajmëroi se në ditët në vijim veriu do të përfshihet nga protestat e grupeve të ndryshme të qytetarëve serbë. Egjipti do njohë së shpejti Kosovën
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë. Dell: Pro vendosjes së ligjit në veri
Shtetet e Bashkuara mbështesin qeverinë e Kosovës në shtrirjen e autoritetit dhe rendit e ligjit në veri të vendit.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›