E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Veriu mjafton plani i Ahtisarit


Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuci ka deklaruar se për veriun e Kosovës duhet zbatuar plani “Ahtisari” dhe asnjë variant tjetër.

Në një intervistë për radion “Blue Sky”, Kuci është shprehur se idetë për një status të posacëm janë të kota dhe as që duhet të diskutohen.

“Qeveria është e fokusuar në vendosjen e rendit dhe ligjit, kontrollit doganor, si dhe për zhvillimin ekonomik të asaj pjese të vendit”, ka pohuar Kuci.

Reagimi i tij vjen pas propozimit të shefit të ICO-së, Peter Feith, që veriu i Kosovës të ketë një status autonom, DoganatPlani i qeverisë për doganat në veri Serbia kundërshton planin e 16 shtatorit 16 shtator, shteti sërish në veri njësoj si Katalonja në Spanjë.

Ditë më parë Kuci kërkoi gjithashtu nga Beogradi që të shkrijë strukturat paralele dhe kriminale në veri, të cilat sipas tij po të mos kishin mbështetjen e qeverisë serbe do të mbeteshin si “peshku pa ujë”.

Ai i cilësoi gjithashtu si “të papërgjegjshme” deklaratat për dy vula doganore në Kosovë, duke theksuar se Beogradi nuk mund të vendosë për Kosovën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të turneut të tij lobues në kontinentin e Afrikës ka arritur të sigurojë një tjetër njohje të pavarësisë së Kosovës. Egjipti do njohë së shpejti Kosovën
Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili këto ditë po viziton Kajron, ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë. Jahjaga: FSK, pjesë e misioneve të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Drews. 'Vetëvendosja': Qeveria të largohet
Dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahemti, të hënën kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. 11 Shtatori, Kosova mesazhe SHBA-së
Me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderë të institucioneve të Kosovës kanë adresuar mesazhe në mbështetje të popullit amerikan.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Vullnet politik i partive
Vlorë, vret foshnjen e porsalindur
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Policia drejt vrasësit të Konomit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›