De Biazi: Kondicioni fizik na kushtoi dy pikë
Trajneri i skuadrës kombëtare ka mbetur i kënaqur nga rezultati edhe pse barazimi erdhi në fundin e takimit.
Si e komentoni rezultatin e ndeshjes ndaj Norvegjisë?
Norvegjia është në formë fizike, pasi lojtarët e saj janë në mesin e kampionatit. Ndërsa skuadra përkon me fundin e kampionatit. Kjo ka ndikuar te gjendja jonë fizike, e cila na kushtëzoi në fundin e takimit. Kjo na penalizmi, duke pësuar golin e barazimit. Gjithsesi, mund të them se ky rezultat është pozitiv për ekipin.
Ka disa ndeshje qe skuadra luan mirë, por nga goditjet standarde duket se çalojmë disi?
Në ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol. Kjo tregon një situatë tjetër, e cila përkon me përmirësimin e skuadrës. E rëndësishme është ndryshimi i mentalitetit, pasi ai ka shumë rëndësi të një skuadër futbolli. Tensioni dhe përqendrimi bëjnë pjesë në mentalitetin e një skuadre.
10 pikë dhe vendi i dytë, çfarë mungon në llogarinë tuaj?
Kemi një grup lojtarësh me perspektive. Unë kërkoj që të vijojmë në ktëtë mënyrë porsa i përket përmirësimit gjatë rrugës që kemi nisur tashmë. Të rinjtë që kemi afruar janë lojtarë që premtojnë dhe kjo naje shpresë për të ardhmen tonë si skuadër.
Sa dikuan mungesat në këtë sfidë?
Ai që ka qenë në fushë ka bërë një ndeshje shumë të mirë. E kam të vështirë të them se cili na mungoi në fushë sot. Ajo që dua të theksoj është fakti se na mungoi aspekti fizik, i cili ndikoi shumë në fundin e takimit. Po ashtu edhe përqendrimi, kjo pasi në skuadër kemi lojtarë të rinj.
Ndaj Norvegjisë lamë dy pikë apo fituam dy pikë?
Patëm disa raste të pastër për shënim në pjesën e parë, të cilat duhej të shfrytëzoheshin. Për atë që dhamë në fushë, unë mendoj se lamë dy pikë. Por barazimi nuk është rezultat i keq.
Islanda është mundur nga Sllovenia, a ju gëzon ky fakt?
Unë e kam thënë edhe më parë se rezultati i ndeshjes së sotme ndaj Norvegjisë nuk na kualifikon apo na eliminon nga botërori. Normalisht do të ishte shumë mirë të fitonim këtë takim, por kushtet fizike na penalizuan në këtë drejtim. Gjithsesi, fakti që jemi në vendin e dytë na motivon më shumë që të shikojmë nga sfidat tjera, të cilat duhet ti përgatisim një e nga një.