E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Duhet ta mbajmë kokën lart

Lorik Cana mungoi në fushën e lojës, por ishte prezent në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Kapiteni kuqezi përgëzoi djemtë e tij për ndeshjen e zhvilluar dhe tha se me këtë mentalitet kombëtarja është drejt brazilit. Janë gjëra që ndodhin. Ata nuk patën shumë raste. Na dhanë vështirësi vetëm në anën fizike, tha Loriku.

Ai e ka përjetuar shumë keq faktin që lojtarët e kombëtares nuk arritën të shfrytëzonin siç duhet rastet që krijuan. Futbolli i tillë është. Por me këtë nivel ne dalim të dytët. Kemi 4 finale, por ne besojmë. Duhet të bëjmë të pamudurën që të jemi në lojë deri në fund. Duhet të tregojmë identitet, në ndeshjet e mbetura, përfundoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›