Metropoli i Moskës shitet në ankand për 221 milionë euro
Shitet për 221,7 milionë euro hoteli historik i Moskës, Metropol. Hoteli legjendar rus është shitur sot në ankand.
Ikona e revolucionit rus, ka 362 dhoma, nga të cilat 72 suita, 2 restorante, e në total është 40 mijë metra katrorë.
Hoteli ka qenë vendi më i preferuar për artistët, krerët e shteteve, por dhe familjeve mbretërore. Në këtë hotel kanë qëndruar që nga Lenini e Marcello Mastroianni, e deri tek Barack Obama.
30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Metropoli i Moskës shitet në ankand për 221 milionë euro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip