Injoranca duhet kapërcyer, dhe injoranca po kapërcehet
Çështja e racës - një çështje që nuk mund ta shmangësh, por që është shpërthyese në SHBA - është trajtuar me shumë kujdes nga të dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara - senatori demokrat me ngjyrë Barak Obama dhe senatori republikan John Mçain. Madje, shumë komentatorë amerikanë thonë se në përgjithësi ata janë munduar ta injorojnë atë gjatë fushatës. Unë për rreth dy javë udhëtova nëpër disa shtete të Amerikës me një autobus të BBC-së që kaloi nëpër të gjithë vendin për t’u dhënë zë opinioneve të amerikanëve të thjeshtë gjatë kësaj fushate elektorale. Gjatë ndalesave në qytete të ndryshme vihej re se çështja e racës dilte në pah gjithnjë e më shpesh, ndërsa po bëhet gjithnjë e më e mundur që SHBA të zgjedhë presidentin e parë me ngjyrë në historinë e vendit. Mundësia e një presidenti me ngjyrë është diçka e re në Shtetet e Bashkuara. Kjo i frikëson disa njërëz, por nuk do të jetë aq e frikshme kur të ndodhë në fakt, është pritja që i shqetëson më shumë njërëzit - është pak sikur shkon tek dentisti. Injoranca duhet kapërcyer, dhe injoranca po kapërcehet.