E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet që kanë qenë si ne po shkojnë pa viza në SHBA

Zyrtarët thanë se më 17 nëntor Republika e Çekisë do t’i bashkangjitet programit amerikan për heqjen e vizave. Kryeministri çek, Mirek Topolanek, e bëri të ditur datën pas takimit në Pragë me sekretarin për Sigurinë e Brendshme, Michael Chertoff. Në fillim të këtij muaji, presidenti George Bush shpalli se Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Koreja e Jugut do t’i bashkangjiten programit, i cili u lejon shtetasve të këtyre vendeve që të udhëtojnë në SHBA pa pasur nevojë që të sigurojnë viza. Aktualisht programi mbulon 27 vende, përfshirë shumicën e Evropës perëndimore. Kaq kisha, pa koment. Sa për të kuptuar se ku jemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›