Një krahasim mes sistemeve
Kendveshtrimi im për një krahasim mes sistemit para viteve ’90, dhe sistemit të sotëm, niset nga kriteri me i rendesishem; jeta e njëriut dhe siguria e saj. Per mua pak rendesi kanë ilustrimet e tjera të tipit radha për qumesht (tani kemi radha për certifikata), mungesa e bananes dhe ananasit ne treg asokohe (tani mungon mandarina e ksamilit), mungesa e prones private dhe rehatllikut që të ofron një Mercedes 120.000 Euro (tani ne fakt ka prone private për një pakice dhe një banese me qiradhenie për një shumice). Keto janë aksesore, zinxhire ne qafe, byzylyke të praruar ne raport me ate çka është me e rendesishme, me jeten e njëriut. Asokohe siguria e jetes lekundej për një kategori të caktuar, që pillte lufta e klasave. Por mendoj se një mençuri dhe urtesi e djallezuar prej ketyre të kercenuarve edhe mund të kishin evituar pushkatimet dhe burgosjet. Diktatura kishte nenin 55, viktima të të cilit kanë qene me mijera. Po mire, kur një shtet (qofte ky demokrat apo diktatorial, pa diskutuar mbi të keqijat e tyre) ka një kushtetute, ka një ligj me të zeze mbi të bardhe (sigurisht tëper i gabuar dhe gjaka tar), përse nuk mund të evitohej protagonizmi dhe heroizmi për të kundershtuar keto ligje, duke ditur që kurrsesi sistemi nuk do lekundej nga keto përçapje heroike? Kjo do sherbente thjesht për të bere sa për sy dhe faqe një marreveshje me “djallin” për të shpetuar ate që është me e rendesishme, JETEN. Une i mirekuptoj fare mire një pjese të madhe të popullit që kanë valevitur flamujt e kongresit, por ne shpirt kanë dashur t’i grisin. Por ky pragmatizem besoj se ka ruajtur ata vete, familjet e tyre dhe ka shkolluar femijet e tyre. Perveç armiqve të klases, jeta e të cileve ishte ne fije të perit, asgje tjeter nuk e kercenonte njëriun asokohe. Jasteku ne darke mirepriste kokat e qeta të atyre që kishin gjakmarrje, të gjitheve atyre që nuk kishin probleme politike me sistemin. Kurse tani, ehhhh tani…ka një inflacion të jetes njërezore, një shperfillje nga vete shteti “demokratik” përkundrejt jetes se një 10 vjeçari, 20-30 apo 70 vjeçari. Ka shume stres ne kokat e njërezve mbi jastek naten vone dhe arsyet janë aq të panumerta. Doja të isha thjesht objektiv.