E Diel, 1 Nëntor 2026

"Situata kërkon masa dhe veprime, jo konstatime pa bukë"

Kriza financiare që ka kapluar shtetet më të fuqishme në botë, ka shtrirë ndikimin e saj edhe të vendet me ekonomi më pak të zhvilluar. Banka Botërore u rekomandon shteteve të Evropës Lindore e Azisë Qendrore që të përgatiten nga ndikimi i krizës financiare dhe të ndërmarrin masa për të mbrojtur shtresat më të ndjeshme në shoqëritë e tyre. Banka Botërore ka paralajmëruar shtetet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore që të shtrëngohen nga ndikimi i krizës financiare, e cila aktualisht i ka mbërthyer ekonomitë përëndimore. Duke theksuar se kriza është ende në fillin e saj, Banka parashikon se rajoni do të përjetojë një ngadalësim ekonomik pjesërisht, për shkak se kërkesa për eksport nga BE-ja do të ulet, meqë vendet e bllokut përballen me telashet kreditore. Këtë tashmë po e shohim në vendet baltike - në Estoni dhe Letoni, të cilat kanë pasur shifra të mëdha të rritjes ekonomike, dhe papritmas nga vlera dyshifrore, rritja ka rënë në pothuaj zero dhe mbase do të ketë edhe tkurrje. Qeveria shqiptare bën mirë që të mos mjaftohet vetëm me konstatime siç kemi vënë re tek deklarimet e kryeministrit Berisha dhe ministrit Ruli ditët e fundit. Situata kërkon masa dhe veprime, jo konstatime profesorësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›