E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josip Kuzhe: Ja pse nuk bëra revolucion

/* */

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, gjatë një interviste për “Supersport”, deklaroi se ndeshja me Luksemburgun ishte edhe më e keqja e zhvilluar nga 22 takimet e tij në stolin e Shqipërisë.

“Vitin e parë timin ndërtova një skuadër shumë të mirë. Vendosa t’u besoj lojtarëve më shumë eksperiencë. Mund të bëja revolucion, por jam i sigurt se do të më paragjykonin dhe kritikonin ashpër për emrat që do të largoja”.

Por çfarë do të dëshironte që Kuzhe të korrigjonte në Kombëtare?

Trajneri: “Përqendrimin. Dalim shpesh jashtë detyrave”.

Shqipëria ndodhet e parafundit në grup.

Kuzhe: “Donim të arrinim diçka më shumë, por nuk mund të krahasohemi me Francën, Bosnjën, Rumaninë, Bjellorusinë. Janë më të forta se ne”.

Në fund të eliminatoreve përfundon dhe kontrata e Josip Kuzhesë.

Kroati: “Ende nuk e di se çfarë do të bëj. Me presidentin Duka raporti është profesional dhe korrekt”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›