E Shtunë, 31 Tetor 2026

Injorohet plani i paqes, Anan tërhiqet nga Siria

I dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, u tërhoq nga detyra pasi plani i tij i paqes u injorua. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se Anan e kishte informuar mbi qëllimin e tij për të mos rinovuar mandatin e tij kur ai të përfundojë në fund të gushtit. Anan nuk arriti të bindë të dyja palët e përfshira në konfliktin e Sirisë, për të arritur një armëpushim. Me gjithë përpjekjet e Anan për të kërkuar zbatimin e planit të tij me gjashtë pika që teorikisht u pranuan nga qeveria e Bashar al Asad, ai nuk u zbatua kurrë. Tragjikisht, spiralja e dhunës në Siri po vazhdon. Dora e zgjatur për ta kthyer dhunën në një zgjidhje me dialog dhe diplomaci nuk u mor, theksoi Ban Ki Mun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›