E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inler pret oferta

Mesfushori i Udineses, Gokhan Inler do të mbetet në klub përderisa nuk merr ndonjë ofertë të mirë, ka thënë menaxheri i tij, Dino Lamberti.

Napoli spekulohet se është i interesuar për reprezentuesin zviceran, por Lamberti është skeptik rreth largimit të klientit të tij nga Friuli. “Nëse marrim një ofertë të mirë për ne dhe për Udinesen, do ta konsiderojmë. Por, Udinese është klub i shkëlqyeshëm dhe qëndrimi i mëtutjeshëm do të ndihmonte në zhvillimin e tij”, tha Lamberti për Tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›