E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, kualifikohet Bajern i Mynihut

Bajerni i Mynihut eshte kualifikuar per ne gjysmefinalet e Liges se Kampioneve megjithese eshte mundur 3-2 nga Manchester United ne ndeshjen e kthimit. Fitorja 2-1 e sfides se pare i ka dhuruar suksesin bavarezeve, te cilet ne te njejten kohe jane hakmarre ndaj anglezeve per humbjen dramatike ne finalen e Champions te vitit '99. Ne “Old Traford” u zhvillua nje ndeshje e cmendur, me vendasit qe do te kalonin ne avantazh qe ne minuten e 3-te me Gibson.

Goli i shpejte shokon gjermanet, ndersa pas vetem kater minutash skuadra e Ferguson do te dyfishonte rezultatin me Nanin, qe ne menyre spektakolare do te dergonte topin ne rrjete. Portugezi do te shenonte dhe golin e trete per Manchester ne minuten e 41-te, duke dhene pershtypjen se anglezet e kishin arshivuar kualfikimin, madje me nje fitore te thelle. Po nuk mendon keshtu Olic. Dy minuta nga fundi i pjeses se pare, kroati do te ngushtonte rezultatin per skuadren e Van Gal, duke rihapur edhe nje here ndeshjen, cila ne pjesen e dyte do te rezultonte dramatike per vendasit e Manchester United.

Rafael le skuadren me dhjete lojtare pas daljes me karton te kuq, nderkohe qe Ferguson nxjerr nga loja Runin e sakrifikuar per te hedhur ne fushe nje mbrojtes. Epersia numerike do te shfrytezohej ne menyren me te mire nga Bajerni qe ne minuten e 74-rt do te shenonte golin e dyte. Roben shpik nje gjuatje katalogu duke vulosur perfundimisht suksesin e Bajernit qe ne gjysmefinale do te perballet me Olimpikun e Lionit. Megjithese ka humbur 1-0 ne derbin e kthimit kunder Bordo, skuadra e Pyel eshte kualifikuar fale fitores 3-1 ne ndeshjen e vajtjes. Goli i Shamak ne fundin e pjeses se pare nuk ka mundur te ndaloje Lionit te arrije nje arritje historike ne Champions.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›