E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernandez, në Man Utd

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Javier Hernandez nga klubi meksikan Chivas de Guadalajara. Marrëveshja për 21 vjeçarin, i cili ka shënuar katër gola në katër paraqitje me Kombëtaren e Meksikës, do të finalizohet pas pajisjes me lejen e punës.

Klubi nga Old Trafford ka arritur marrëveshje me Hernandezin, i cili ka kaluar vizitat mjekësore këtë javë. “Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për transferimin e një futbollisti kaq të talentuar”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›