E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e profesionistëve, hapi i parë Komisioni i Kategorisë Superiore

Komisioni i Kategorise Superiore, i cili u krijua nga mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit eshte hapi i pare drejt finalizimit te projektit per nje Lige Profesioniste. Keshtu eshte shprehur sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Eduart Prodani, i cili ne nje interviste per ALSAT ka thene se tani gjithcka varet nga vullneti i drejtuesve te klubeve te futbollit per ta cuar ne fund kete projekt.

"Do te jete nje komision i perbere nga perfaqesuesit e klubeve ne kategorine superiore. Ata do te diskutojne dhe trajtojne mes tyre te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me mbarevajtjen e kategorise superiore. Keto klube ne nje fare menyre, fillojne hedhin gradualisht bazat per ate qe eshte kerkuar here pas here, krijimin e liges profesionisteve", tha Eduart Prodani, sekretar i Pergjithshem i FSHF.

Prodani ka sqaruar gjithashtu se kryetari i Komisionit te Kategorise Superiore do te zgjidhet nga vete drejtuesit e skuadrave qe marrin pjese ne kampionatin elitar te futbollit ne vend.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›