E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo:Tani do të bëj tifo për Barcelonën



Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ka pranuar se ai nuk do të jetë tifoz i Interit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Pirlo, i cili në Milan arriti nga Interi, po ashtu nuk është i sigurt nëse do të pranonte që nerazurët ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe rosonerët Skudeton.

"Nuk jam i sigurt nëse do të isha i kënaqur me një ndarje të tillë të gjërave. Mendoj se jo... E kam përkrahur Interin deri në këtë moment pasi ata ishin i vetmi ekip nga Italia në Evropë dhe kishim nevojë për pikë për ta ruajtur vendin në renditjen e UEFA-së".

"Por tani ata kanë sjellë pikë të mjaftueshme për ne dhe mund të jemi më të qetë nëse ata eliminohen nga gjysmëfinalja", ka thënë Pirlo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›