Librazhd, zjarr në një masiv pishash
Librazhd – Një zjarr ka përfshirë masivin e pishave në afërsi të fshatit Kuturman sot në mesditë.
Drejt zjarrit, i cili është i përmasave të mëdha, janë nisur dy zjarrfikëse, por terreni i thyer e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e tyre për të vënë flakët nën kontroll.
Mësohet se zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, nuk i rrezikon banesat e fshatit. B. Nergjoni