E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektim Burgut te Peqinit

Inspektoret e Avokatit te Popullit zbarkojne ne Burgun e Peqinit vetem tre dite pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne dhomen e takimeve speciale te burgut te sigurise se larte. Mynyr Muco mbyti gruan e tij, Thellezen dhe me pas u vetevra, duke futur doren ne korrent, nderkohe qe ngjarja alarmoi kreret e institucionit te burgjeve. Burime zyrtare nga Avokati i Popullit thane se nje grup inspektoresh eshte derguar ne Peqin per te verifikuar masat e sigurise, kushtet ne qeli dhe ne dhomat e tjera dhe nese ngjarja mund te parandalohej ne kohe. Ende nuk behet e ditur se cfare eshte konstatuar pasi kontrolli ka nisur vetem mesditen e djeshme dhe mendohet te vazhdoje pergjate dites se sotme nepermjet marrjes ne pyetje te te denuarve ne qeli dhe vleresimit te masave te gardianeve. Nderkohe qe prokuroria e Elbasanit ka kerkuar ekspertimin e te gjitha sendeve te gjetura ne dhomen e takimeve speciale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›