Minutat e tmerrit dhe ankthit te banoreve te rruges se "Porcelanit"
TIRANE - Ngjarja e rende e pasdites se djeshme ka pasur shume deshmitare, pasi ka ndodhur ne afersi te stacionit te autobusit te Porcelanit. Nje prej deshmitareve eshte dhe nje 16-vjecare e cila ka treguar ate qe kishte pare ne ate moment tmerri. Vajza emrin e se ciles per arsye etike, nuk e bejme te ditur, ka treguar per gazeten te gjithe ngjarjen e ndodhur mes ciftit, qe nga momenti i pare, kur ata kane filluar duke u zene, deri ne momentin qe te dy kane rene te vdekur. "Ata te dy po ziheshin qe kur gruaja doli nga ndertesa ku sic duket punonte. Viktimat po grindeshin me ze te larte mes tyre, aty prane stacionit te autobusit dhe burri papritur u pa se po mbante ne dore nje pistolete me te cilen e kercenoi per pak caste gruan. Ai mbante pistoleten ne dore duke e ngritur lart dhe duke e kercenuar ate gruan. Pak me vone kemi degjuar krismat, pasi asnje nuk po nderhynte ne kete sherr mes te dyve. Menjehere ai burri ka qelluar ne koke ate gruan duke e hedhur ne toke te vdekur. Perseri me pistolete ne dore ai burri ka vazhduar te ece, sikur nuk kishte ndodhur gje", tha per gazeten vajza e cila ka qene deshmitare okulare ne kete tragjedi, te konsumuar ne mes te rruges kryesore te Porcelanit.
"E pashe ate burrin qe po ecte poshte. Te gjithe po e shikonim pasi, ishte nje vrasje. Pak metra me poshte autori i vrasjes se meparshme, ka ngritur pistoleten dhe ka qelluar mbi veten. E kam pare duke e vene pistoleten ne trupin e tij, ne kraharor dhe me pas kam degjuar te shtenat. Te gjithe kemi ndenjur pa folur fare, pasi nuk dinim cfare te benim dhe pse kishte shume njerez ne rruge. Ai burri ka qelluar dy here dhe me pas ka rene pertoke. Pak minuta me pas erdhi policia, sic duket e kishte njoftuar ndonje nga njerezit qe ndodheshin aty. Pas mberritjes se tyre jane marre ne pyetje shume nga njerezit qe ndodheshin aty per te gjetur shkakun e ngjarjes", ka perfunduar ne deshmine e saj te dhene per "Koha Jone", e mitura e cila ka qene deshmitare e minutave te tmerrit ne rrugen e Porcelanit, ne afersi te ish-ndermarrjes Artistike ne kete zone. Gjithashtu policia ka marre dhe deshmite e personave te tjere qe ndodheshin ne ate kohe aty.
Krimi ne familje
26 korrik 2008
Halil Roshi qellon per vdekje gruan e tij, Doniken. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Valare te Gjirokastres. Halili nuk lejonte te shoqen as qe te qendronte ne oborr duke i thene shpesh "Grate kane hijen e tyre dhe ty nuk duhet te te shohin". Ai u arrestua pak ore me pas ne nje tunel ne fshat.
29 korrik 20008
Mynyr Muca, 31-vjecari qe vuante denimin me 22 vjet burgim per vrasjen e nje oficeri policie, dhe gruaja e tij, Thelleza Muca, 27 vjece, jane gjendur te vdekur mbi njeri-tjetrin brenda ne dhome. Ngjarja tragjike ka ndodhur ne brendesi te qelise se takimeve speciale ne burgun e Peqinit.
30 korrik 2008
Shefki Lila 40 vjec, qellon per vdekje me gure dhe hekur ne koke kunatin e tij, Vladimit Likan 50 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje fshat ne afersi te qytetit te Bulqizes. Ngjarja e rende ka ndodhur pasi viktima pretendonte se djali i kunatit ishte i tij dhe se ishin nderruar ne maternitet.