E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trefishohet denoncimi i dhunës në familje

Denoncimi i dhunës në familje është trefishuar brenda një viti. Nga 240 denoncime që ka pasur një vit më parë, numri i tyre këtë vit ka arritur në 680. Statistikat u bën të ditura dje gjatë konferencës për nënshkrimin e marrëveshjes kundër dhunës në familja nga pesë ministri, në mjediset e Ministrisë së Punës. Ministria e Punës, e Drejtësisë, e Brendshme, e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro u shpreh se “marrëveshja ka si qëllim angazhimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta për zbatimin e Ligjit, me qëllim jo thjesht identifikimin, por parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje, në të gjitha format që ajo shfaqet. Ministria e Punës, si institucioni përgjegjës për zbatimin e Ligjit, nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes, angazhohet të drejtojë dhe bashkërendojë punën me të gjitha institucionet e tjera, të garantojë mbrojtjen me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes viktima të dhunës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, grave, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›