E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Inspektimi i BB, lidhje me mafian"

Akuza te forta ndaj segmenteve te caktuara brenda Bankes Boterore dhe kryetarit socialist Rama, per perzierje ne aferat e Jales. Kryeministri Berisha akuzoi diten e djeshme kryetarin e opozites, Edi Rama dhe firmat e ndertimi te lidhura me te, ne lidhje me korruptimin nepermjet parave te pjeses shqiptare, te panelit te ekspertizes se Bankes Boterore. Ne nje konference per shtyp, kreu i ekzekutivit foli gjate edhe per lidhjet e Rames me planin e ndertimit te Jugut. Kryeministri Berisha deklaroi se mafia e ndertimit ne Shqiperi, ka korruptuar edhe panelin e inspektimit te BB, me qellimin e realizimit te fshatrave turistike ne Jale dhe ne Ksamil.

Mafia

Qeveria shqiptare sipas Berishes ka zbatuar me perpikmeri projektin, por mafia shqiptare ka futur duart. "Ka nje koalicion te mafies se ndertimit ne Shqiperi me "Inspection Panel", per te cilin qeveria shqiptare ruan te drejten e ndjekjes deri ne fund, te hetimit te ketij korrupsioni. Paneli nuk ka pasur dhe nuk ka mandat tjeter pervec hetimit te veprimtarise se Bankes. Por ka ndodhur korruptimi i tij ne pjesen per Shqiperine. Si ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur tek pika e "mjaltit". Qeveria ime, "Edil Edilit", qe kishte shpallur Jalen si fshat te vetin turistik dhe te "Edil Veqilit" qe kishte shpallur Ksamilin si fshatin e vet turistik, etj, iu tha jo! Keto gjera i keni bere me Artan Lamen dhe me Partine Socialiste. Ne nuk njohim "njolla", ka akuzuar rende Berisha. Per te cilin te gjitha "njollat" jane atribut i autoriteteve vendore. "Nderkohe qe keta qe kishin gllaberuar Jalen, duket se i futen ca para ne xhep edhe "Inspection Panel" dhe doli qe sikur keto njolla i kishte vendosur qeveria ime, ne nje kohe kur keto njolla, ishte qeveria ime qe i hoqi. Pra, ishte nje koalicion i mafies se betonimit te zones se Bregut me anetare te Inspection Panel", akuzoi Berisha. Per te cilin eshte jashtezakonisht e rende, e turpshme, kur mafiet e gjalla perdorin mediat per te intoksikuar hapesiren mediatike. "Shikoni se si shkon perdorimi mercenar i medias. Ne Jale ka percaktuar parajsen e vet, e ka botuar dhe ia ka servirur gjithe Evropes si cifligun e tij dhe kur kjo i hiqet, ai deklarohet se e ka percaktuar kjo qeveri", akuzoi Berisha.

Akuza Rames

"A e dini ju se Edi Rama, ka pasur se bashku me "Edilin" Jalen? E kane pasur se bashku, dhe Edi Rama ka qene aksioner me mbi 40 per qind ne Jale. Nese nuk do ta kishte, ai nuk do te frynte te gjitha mediat dhe e linte Edilin te vetmuar". Ky ka qene arsyetimi i Berishes, per te argumentuar sulmet qe i jane bere qeverise per Jalen. Teksa eshte shprehur se qeveria e tij, do te beje te gjitha perpjekjet per zbatimin deri me nje, te ligjit dhe hetimit te ketyre bashkepunimeve mafioze. Nderkohe ai nuk ka munguar te shprehet dhe per demshperblimin e banoreve te cileve u jane prishur ndertimet. "Keto jane probleme teresisht te Bankes Boterore. Banka ne projekt ka parashikuar, filmimet, anoncimet e filmimeve, ka parashikuar prishjet e ndertimeve te paligjshme, por kjo banke nuk ka parashikuar shperblimet. Por kjo eshte ceshtje e Bankes dhe nuk eshte ceshtje e qeverise shqiptare", ka deklaruar Berisha. Per te cilin parimet e projektit i ka perzgjedhur Banka, ndaj edhe raporti i BB-se e konsideron shikuese kete ceshtje. "Ne nuk kemi pranuar dhe nuk do te pranojme dy standarte ne ligjin shqiptar. Per asnje projekt ne nuk mund te pranojme qe banoreve te qytetit te Tiranes, t'iu prishen shtepite ne emer te nje projekti dhe banoreve te nje qyteti tjeter, te mos u preken shtepite, po ne emer te ketij projekti. Kjo nuk mund te pranohet sepse eshte thyerje e shtetit ligjor", ka reaguar prere Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, projekti i Jugut eshte me transparenti qe eshte bere ndonjehere ne vend dhe i jep fund te gjithe pazareve, qe ishin bere me kete zone.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›